-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rizgjedhja e Albin Kurtit si kryetar i VV-s, analistët kundër zgjedhjeve me vetëm një kandidat

Kryesoret

Zgjedhja e kryetarëve të partive politike në Kosovë me vetëm një kandidat po kritikohet nga njohësit e çështjeve politike. Sipas tyre, kjo metodë duhet të ndryshojë pasi po dëmton demokracinë në vend, raporton Ekonomia Online. Rasti i fundit ku kjo praktikë ndodhi, ishte partia Lëvizja Vetëvendosje. Kjo e fundit, për kryetar të saj, e rikonfirmoi Albin Kurtin.

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, thotë se një praktikë e tillë, është e dëmshme për demokracinë, dhe si e tillë duhet të ndryshojë.

Duke folur konkretisht për Lëvizjen Vetëvendosje, Maloku thotë se me fitimin e zgjedhjeve nacionale, në këtë parti e konsideruan të panevojshëm ofrimin e një lideri të ri.

Teksa ka folur për procesin zgjedhor brenda VV-së, Maloku thotë zgjedhjet partiake janë përcjellë në mënyrë jodemokratike, pasi në këtë proces ka pasur pak alternativa.

Ndërkohë, profesori universitar, Milazim Krasniqi, kërkon që këtu të angazhohet KQZ-ja. Ai thotë se praktika të tilla duhet të ndalen.

Krasniqi thotë se partitë politike ndonëse thirren në demokraci brenda partiake e në fjalën e lirë, kjo nuk mund të vërehet në momentin kur ndonjëra nga to mbanë procesin e brendshëm zgjedhor Ai thotë se në Lëvizjen Vetëvendosje ekzistojnë shumë elemente.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit