Një farmaci në bulevardin Vlorë-Skelë në lagjen ‘Rinia’ është djegur me lëndë djegëse gjatë natës, rreth orës 02:30 të mëngjesit.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili spërkat me lëndë djegëse dhe më pas i vë flakën pjesës ballore të farmacisë.
Raportohet vetëm për dëme materiale. Resmina Isakaj është pronarja e farmacisë në Vlorë, e cila u dogj gjatë orëve të para të mëngjesit me lëndë djegëse.
Ndërkohë banorët që jetojnë afër zones ku shpërthyen lëndët djegëse kanë rrëfyer se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe që i përngjante një bombe.
“U trembën se dëgjuam një zhurmë si bombë. Kur dola këtu (në ballkon) u bllokova…se era erdhi që brenda.
Nuk pashë asnjë njeri, asnjë gjë se ma dha zemra. U tremba shumë,” tha një banore.