Përmes një postimi në Twitter, Elon Musk ka propozuar 4 pika, që sipas tij nëse plotësohen, mund të arrihet paqja mes Ukrainës dhe Rusisë.
Së pari, ai kërkon që të rizhvillohen referendumet popullore në rajonet e aneksuara në Ukrainë, por nën mbikëqyrjen e OKB-së. Nëse qytetarët vendosin për t’iu bashkuar Rusisë, ajo më pas tërhiqet.
Musk thotë se Krimea duhet të jetë zyrtarisht pjesë e Rusisë, ashtu siç ka qenë që nga viti 1783. Për këtë zonë, ai kërkon që të ketë furnizim me ujë.
Pika e fundit e Musk, është që Ukraina të mbetet një zonë neutrale, pra të mos kërkojë anëtarësimin në NATO.
Paqja Ukrainë-Rusi:
– Të rizhvillohen referendumet e rajoneve të aneksuara nën mbikëqyrjen e OKB-së. Rusia largohet nëse ky është vullneti i popullit.
– Krimea zyrtarisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Hrushovit).
– Të sigurohet furnizimi me ujë në zonën e Krimesë
– Ukraina të qëndrojë shtet neutral