-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakerat i nxorën emrin te sekretet, Spiropali: Berisha dhe guri që hodhën në lumë

Kryesoret

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pasi emri i saj ishte në listën e skedarëve të policisë që u hakeruan nga “Homeland Justice” dhe që mëngjesin e së hënës u publikuan në platformën e komunikimit “Telegram”.

“S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde!

Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën.

Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë!

Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake” shkuan Spiropali. 

“Albanian Suspects” apo shqiptarët e dyshuar titullohen listat e publikuara nga hakerat. Bëhet fjalë për 49 lista të gjata ku pasqyrohet identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto e tyre e sistemit TIMS.

Në publikimet e radhës të “Homeland justice” nuk jepen detaje të tjera se për çfarë janë të dyshuar personat në fjalë por besohet se materialet i përkasin sistemit MEMEX që administrohet nga Policia e Shtetit.

Sistemi kompleks mbledh e përpunon informacion kriminal dhe lidhjet e personave të skeduar ose dyshuar për ngjarje ose veprimtari kriminale.

MEMEX gjithashtu ndërvepron me sistemet e tjera që operon policia si ai TIMS i cili u sulmua më herët nga hakerat iranianë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit