-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krasniqi: Mësuesit po nisin vitin shkollor kokulur dhe të fyer

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është shumë i lumtur që fëmijët po kthehen të hënën në bankat e shkollës, por thotë se “jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet”.

“Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre”.

Sipas tij, “kërkesat e mësimdhënësve me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se të hënën e 3 tetorit fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë.

MASHT ka njoftuar se kishin bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, “por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK-u”.

“Të hënën, MASHT do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Të shtunën, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, konkretisht kryetari i Këshillit të Grevistëve, Rrahman Jashari ka bërë të ditur në një konferencë për media se greva e përgjithshme e nisur më 25 gusht në arsim dhe administratë publike nuk është mbyllur, por është pezulluar deri në janarin e vitit 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit