NATO dha alarmin teksa informoi anëtarët e saj se nëndetësja bërthamore e Rusisë Belgorod është larguar nga baza e saj dhe mund të jetë arma e fundit e Vladimir Putin mes përshkallëzimit të tensioneve në frontin e Ukrainës.
Belgorod është zhdukur nga baza e tij në Rrethin Arktik dhe mund të lundrojë në ujërat e Detit Kara për të testuar super-silurin e Neptunit , sipas një shënimi paralajmërues të NATO-s të dalë në mediat italiane gjatë fundjavës, raporton Daily Mail.
Ky super torpedo është i aftë të udhëtojë në distanca të mëdha nën ujë përpara se të shpërthejë me forcë të madhe, duke shkaktuar kështu një “cunam bërthamor” që mund të mbyt qytetet bregdetare me valë rrezatimi .