-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi penallti, Karim Benzema vihet “me shpatulla pas murit”, por Ançeloti  e mbron!

Kryesoret

Kryeqytetasit e Real Madrid nuk arritën dot të merrnin 3 pikë mbrëmjen e djeshme në “Santiago Bernabeu” përballë Osasunës dhe për këtë një ndër fajtorët është Karim Benzema.

Sulmuesi francez kishte mundësinë t’i dhuronte fitoren ekipit, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke bërë që sfida të mbyllej 1-1. Kaq ka mjaftuar që ai të “kryqëzohet” në mediat spanjolle. Por trajneri Ançeloti e ka justifikuar duke thënë se ai është sulmuesi më i mirë dhe do të vazhdojë t’i ekzekutojë penalltitë.

“Vitin e kaluar ai humbi dy kundër Osasunas, por Karim mori penalltitë më të rëndësishme vitin e kaluar si kundër Sitit dhe i shënoi ato. Është ai që i gjuan më së miri dhe do të vazhdojë t’i ekzekutojë”, tha trajneri italian për sulmuesin i cili ka gabuar 4 nga 7 gjuajtjet e fundit nga pika e bardhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit