Efektivja e policisë Anisa Kostani është rikthyer në detyrë pas pezullimit pak kohë më parë.
Nënkomisarja është pjesë e sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit.
Kostani që u bë e njohur për gjarprin që mban në shtëpi u pezullua nga Gledis Nano pas shkrimeve kundër gazetarëve në rrjetet sociale pas një vrasje në Elbasan.
Tashmë ai që e pezulloi u shkarkua, ndërsa efektivja është rikthyer sërish në detyrë.