-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Borisovit fiton zgjedhjet në Bullgari

Kryesoret

Rezultatet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Bullgarisë tregojnë se partia e qendrës së djathtë “Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë” (GERB) e liderit, Bojko Borisov, ka marrë përqindjen më të lartë të votave.

Rezultatet nga 99 për qind e votave të numëruara treguan se GERB fitoi 25.4 për qind të votave, ndërsa partia e ish-kryeministrit, Kiril Petkov, doli e dyta, me 20.2 për qind në zgjedhjet e katërt në më pak se dy vjet.

Rezultatet përfundimtare zyrtare që do të numërojnë edhe fletëvotimet nga jashtë priten më 5 tetor.

Pjesëmarrja në votime më 2 tetor u vlerësua në rreth 30 për qind.

Petkov dhe ish-ministri i financave, Assen Vasilev, bashkëkryetarë të partisë PP, pranuan dhe deklaruan se nuk do të marrin pjesë në një koalicion me GERB.

“Është përgjegjësi e GERB-it të formojë një qeveri. Ne premtuam se kurrë nuk do të marrim pjesë në një koalicion me GERB-in dhe Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) dhe do ta mbajmë premtimin tonë,” tha Petkov, duke iu referuar mbështetjes etnike-turke, DPS.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit