-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pas isos në tunel, drejtoresha e Ramës në SPAK”, Tabaku: Skandali i rrugës Kardhiq-Delvinë

Kryesoret

Jorida Tabaku ka reaguar pasi ish-drejtoresha e ARRSH-s Sonila Qato u thirr në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim për pabarazi në tendera lidhur me rrugën Kardhiq-Delvinë.

Tabaku është shprehur se të dyja kompanitë qenë në shkelje të kritereve për konkurrencën të ndershme dhe sesi, në atë tender, u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro.

U kemi parathënë shqiptarëve se skandalet e denoncuara nga PD nga viti 2013 e këndej do të dëshmonin një lidhje simbiotike mes qeverisë socialiste dhe korrupsionit.

Mjafton të ketë vullnet, dedikim dhe disiplinë nga ana e SPAK për t’i shkuar deri në fund dhe dërguar parap përgjegjësisë të gjithë ato apo dhe ata që mendojnë se janë mbi ligjin.

Janë qindra miliona euro të keqpërdorura nga taksat e shqiptarëve për të cilat duhet të paguajnë fajtorët përmes hetimeve penale dhe gjithashtu edhe forcat politike që nuk kanë rreshtur së mbrojturi këto afera korruptive,” u shpreh Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit