Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të lajmit se në listën e publikuar nga hakerat iranianë, të nxjerrë nga sistemi i Policisë, bashkë me email-et e ish-kryepolicit Gledis Nano, ndodhen edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Niko Peleshi, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Sipas Policisë së Shtetit, asnjëri prej 2 ministrave dhe ish-ministres nuk janë të dyshuar.
“Kategorikisht nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo në hetime për ngjarje kriminale, as dy ministrat dhe as ish-ministrja, po ashtu edhe shumë emra të tjerë të publikuar nga hakerat, në këto lista. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.
Burimet zyrtare policore insistojnë që lista MEMEX që hakerat pretendojnë të kenë publikuar dhe zyrtarisht duhet të ketë emrat e të dyshuarve, nuk është origjinale, duke saktësuar se të dhënat e nxjerra nuk kanë lidhje me databazën e sistemit policor MEMEX.