“5pyetjet.al” zbardh detaje të reja nga ngjarja e bujshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku u mor peng një person. Personi që është marrë peng është Indrit Beqiraj.
Ai ishte duke udhëtuar me një motor së bashku me vëllanë, Gentianin kur një makinë u ka prerë rrugën befasisht. Brenda makinës ndodheshin katër persona.
Vëllezërit Beqiraj janë konfliktuar fizikisht pas sharjeve dhe ofendimeve. Katër personat e rrahën Indrit Beqirajn dhe më pas e morën peng.
Një tjetër skenë e njëjtë që përfundoi me pengmarrje me të njëjtin person ka ndodhur edhe në 2013. Indrit Beqiraj është me precedent në trafikun e drogës.
Pas ngjarjes ka qenë vëllai që ka bërë kallëzim në polici. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr. Policia deri tani ka heshtur duke fshehur ngjarjen.