Raporti i auditit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” ka shkaktuar debate të forta në Kuvend mes deputetes Ina Zhupa dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Zhupa deklaroi se duhet të ketë një reagim të fortë nga institucionet shtetërore lidhur me problematikat që ka ngritur KLSH në Shtëpinë e Fëmijës.
Por ministrja Manastirliu ka shprehur kritika ndaj raportit të KLSH-së. Sipas saj, raporti ende pa i mbërritur institucioneve, është shpërndarë në media duke prodhuar gjysmë të vërteta.
Fjalën e mori sërish deputetja Zhupa e cila referoi edhe një herë raportin e KLSH-së. Deputetja demokrate e fton ministren që nëse ka kundërshtime dhe kritika ndaj raportit, të pranojë ngritjen e Komisionit Hetimor.