Ervin Karamuço, ekspert sigurie deklaron se lista e publikuar sot është një listë e manipuluar dhe nuk përfshi persona të dyshuar por se mund të bëhet fjalë për persona të cilët kanë aplikuar për pasaportë.
I ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme, Karamuço shtoi se hakerat kanë tentuar të marrin të dhëna edhe nga bankat e nivelit të dytë, por se nuk ia kanë arritur,
“Ka një shpjegim që na vjen nga policia e shtetit në rrugë jo zyrtare që janë disa lista që vijnë e përpunohen nga policia sa herë aplikojmë për pasaporta. Inspektori i zonës kryen verifikime dhe më pas i drejton tek aleati. Ato nuk janë të dyshuar. Është manipuluar nga hakerat, të skeduar janë sepse policia orientohet nëse duhet të japë apo jo pasaportë, tha Karamuço.
Sipas ekspertit, shumë prej tyre nuk janë kontingjent krimi, por sipas tij, ka një problem tjetër që vjen sot nga diskutimi në Komisionin e sigurisë.
‘Hackerat janë ende në sulm kanë tentuar bankat e nivelit të dytë por nuk ja kanë dalë. për 14 muaj sulmet ndaj sistemeve të shtetit kanë përfunduar dhe nuk është më shteti para sulmit por para publikimit të të dhënave që janë marrë tashmë”, tha më tej Karamuço.