-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet i gjithë operacioni, kjo është efektivja flokëkuqe që arrestoi mafiozin e shumëkërkuar shqiptar

Kryesoret

Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje nga aksioni i bastisjes në universitetin Politeknik të Athinës, ku u arrestua shqiptari “Esko” që drejtonte bandat droge.

Gjatë operacionit të së martës për arrestimin e anëtarëve të tre bandave që vepronin brenda ambienteve të konvikteve, efektivja ndodhej në makinë duke u larguar për në banesën e saj për arsye shëndetësore.

Pasi hipi në makinë, 35-vjeçarja ka vënë re “Esko” që po hynte tek porta e Universitetit të Politeknikut dhe ka njoftuar shoferin dhe kolegen e saj.

Disa minuta para se të mbërrinte tek konviktet, Esko kishte qenë jashtë ambienteve të komisariatit të policisë në Zografou ku kishte bërtitur: “Ju erdhët të më kapnit mua, por nuk më gjetët dhe morët vajzën time. Nëse nuk e lini, do ju djeg të gjallë, do të vdisni të gjithë”. Menjëherë pas kësaj 30-vjeçari është drejtuar për tek konviktet.

Skena që pasoi ishte një makth, siç raporton Protothema.

Përpara se oficerja të arrinte të telefononte kreun e operacionit, “Esko” iu ishte afruar automjetit privat të policëve nga ana e pasagjerit ku qëndronte efektivja.

Ai ka kuptuar që ishin efektivë dhe iu është drejtuar: “Ju mbani veshur jelek antiplumb, jeni policë. Do ju vras.”

“Esko ka arritur ta godasë dy herë me kaçavidë policen, ku kjo e fundit ka ngritur dorën e djathtë për tu mbrojtur duke marrë plagë në dorë.

Për të mbrojtur efektivja ka përdorur armën e saj të shërbimit dhe qëlloi tre herë në drejtim të tij, duke e neutralizuar.

Në vendngjarje, policia i ka dhënë ndihmën e parë deri sa ka mbërritur ambulanca për ta transportuar në spitali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit