-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E nxorën hakerat! Gazetari Armand Shkullaku në listën e “MEMEX”-it të policisë

Kryesoret

Sot hakerat e “Homeland Justice” publikuan dokumente nga skedarët e Policisë së Shtetit.

Dyshimet janë se të dhënat që u hakeruan janë nga sistemi i menaxhimit të informacionit kriminal, shkurt “MEMEX”, që mban të dhëna sekrete të policisë.

Mes emrave të njohur dhe panjohur është edhe ai i gazetarit Armand Shkullaku i cili ndodhet në listën e “MEMEX”, por arsyeja nuk dihet.

Një shpjegim duhet ta japë policia. Në listë janë dhjetëra dokumente me emra dhe fotot e shqiptarëve.

Informacioni për Armand Shkullaku te sistemi “MEMEX”.

Ajo që kishim dyshime dhe që druheshim ta thonim me plot gojë ndodhi. 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakersat.

Siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe….”, shkruan eksperti Ervin Karamuço.

Për hakerimin e sistemit “MEMEX” reagoi edhe Sali Berisha. Shteti deri tani ka heshtur. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit