-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritë “jeshile” për liberalizimin e vizave në Kosovë

Kryesoret

Deputetët e Kosovës të cilët janë rikthyer nga Brukseli, janë shprehur se kanë marrë dritë jeshile nga vendet e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

Deputetët e dy komisioneve parlamentare, atij për Punë të Jashtme dhe Komisionit për Integrime Evropiane për katër ditë takuan eurodeputetët të ndryshëm të vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian.

Atyre iu kërkua që të lëvizin në qëndrimet e tyre dhe të japin vlerësim pozitiv për vizat në takimin e 13 tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Por, pavarësisht kësaj me deputetët e një shteti me rëndësi, ata nuk u takuan.

“Me eurodeputetë e Holandës nuk jemi takuar por jemi takuar më eurodeputët të tjerë dhe kemi marr përgjigje pozitive, Holanda ende është skeptike për këtë dhe shpresoj që ky proces të përfundojë me sukses pasi është një padrejtësi e madhe që po i bëhet vendit tonë.

Shpresojmë që më 13 të përfundojë çdo gjë. Të gjithë deputetët që i kemi takuar kanë thanë që ju kemi borxh që nga vitit 2018 pasi i keni plotësuar të gjitha kriteret”, ka thënë deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

“Së paku na kanë thënë që nuk do të pengojnë këtë proces, ndonjëherë edhe abstenimi në votim është një lloj ndihmese. Eurodeputetët na kanë thanë se disa vende po hezitojnë veç e veç dhe varet prej tyre çfarë përgjigje do të japin”, ka thënë deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Franca dhe Holanda kanë qenë dy shtete me qëndrime kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Derisa Franca ka ndryshuar qëndrim, nuk është e qartë nëse edhe Holanda është pro lëvizjes së lirë për kosovarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit