Pak ditë më parë u godit një rrjet prostitucioni në Tiranë. Nga kontrollet u zbuluan 4 baza në kryeqytet në zona të ndryshme.
Fillimisht policia i arrestoi 7 vajzat ruse dhe polake, por më pas gjykata i liroi për t’i vazhduar hetimet në detyrim paraqitje.
Tutorët janë ende në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se tutorët për një natë çmimin e kishin 1 mijë euro.
Tutorët shqiptarë i sillnim vajzat në Tiranë si turiste dhe më pas i shfrytëzonin.
Prostitucioni u zbulua nga përgjimet dhe kontrollet në terren. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar kapot.