-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti njeh Berishën në krye të PD-së

Kryesoret

Ditën e sotme Presidenti Bajram Begaj nisi konsultimet për datë e zgjedhjeve lokale që do të mbahen vitin tjetër.

Opozita kërkon datën 14 maj, me argumentin se deri në atë muaj do të jetë zbatuar edhe ndryshimi në reformën territoriale.

Presidenti i nisi takimet me Oerd Bylykbashin, si përfaqësues i ‘Rithemelimit’ të Berishës. Kjo lëvizje e kreut të shtetit njeh Sali Berishën në krye të PD-së.

Kjo pasi Bylykbashi nuk do të jetë i vetmi nga selia blu që do të takojë Begaj. Nesër do të presë për konsultime kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj.

Sot në mesditë Begaj zhvilloi një bisedë me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por edhe përfaqësues të partive të vogla parlamentare, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Takimi me Shpëtim Idrizin do të zhvillohet nesër. Konsultimet mbyllen me kryetarin e grupit të më të madhe parlamentar, atë të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e enjte. 

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat  15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit