Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha teksa ka vizituar sot familjen e Martin Jakut, banesa e të cilit u shemb nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, tha se Rama nuk nuk mendon për popullin që fle në çadra por ai thotë instilacione 4 milionë euro.
“Vetë Edi Rama, merr avionin personal në dispozicion, 150 mijë euro udhëtimi, kur shkon në Nju Jork i shkon edhe 300 mijë euro dhe nuk do të ja dijë.
Blen për oborrin e brendshëm të kryeministrisë, ai thotë instilacion, por ato janë kuti druri, arkë mbi arkë, 4 milionë euro, kurse ti fle në çadër. Ai blen atë për të kënaqur sytë dhe xhepin, se ka nda dhe pare xhepi aty ai. Pra kur hajnia ti verbon sytë dhe ta merr krejtësisht moralin, nuk të lë asgjë në shpirt.
Ja ka mbyllur Zoti sytë”, tha Berisha.