-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rivalitet me Fjoralba Ponarin? Xhemi Shehu e tha fjalën e saj…

Kryesoret

Moderatorja Xhemi Shehu u rikthye mbrëmjen e djeshme në ekranin e “Portokalli”, pas dy vitesh mungesë.

Së fundmi moderatorja ka folur për rikthimin e saj në ekran, konkretisht në emisionin e humorit, rikthimin në të cilin e konsideron si “histori dashurie.”

“Rikthimi im në “Portokalli” është si taman një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prapë se të merr malli se nuk shkëputesh dot. Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja këtë rikthimin.

Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani. U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një format i shkurtër.

Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë. Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë duke qenë se edhe me kolegët kam pasur kontakte.

Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim.”– u shpreh Xhemi në “Wake Up”.

Kujtojmë që Xhemi Shehu u largua nga moderimi i spektaklit të humorit “Portokalli” pas shumë vitesh si prezantuese e këtij programi.

Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”, është shprehur më herët ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit