15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorja serbe: E hoqëm nga agjenda e KE kërkesën e Kosovës për vizat

Kryesoret

Mediat serbe shkruajnë se se Beogradi ka arritur t’i bind shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë të mos jetë në agjendën e takimit të sotëm të Komitetit të Ministrave në nivel deputetësh në Strasburg.

Por, siç thonë ata, procedurat janë të tilla dhe për këtë nuk do të dihet deri në momentin e fundit nëse do të diskutohet sot. Në fillim të seancës caktohet edhe një herë rendi i ditës. Dhe më pas, shtetet anëtare mund të kërkojnë që në diskutim të përfshihet edhe kërkesa e Prishtinës për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

“Për momentin, kemi hasur në mirëkuptimin e shumicës së vendeve anëtare se kjo nuk duhet të jetë në rendin e ditës”, tha ambasadorja në Misionin e Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviç.

Nëse Komiteti i Ministrave, i cili përbëhet nga krerët e diplomacisë së 46 shteteve anëtare, pranon që kërkesa e Prishtinës të diskutohet, vendimi përfundimtar do t’i kthehet sërish Komitetit të Ministrave. Në të dyja rastet, kërkohet një shumicë prej dy të tretash. Procedura e pranimit mund të zgjasë deri në një vit, ndonjëherë edhe më shumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit