Rreth 35 punonjës të rinj do të shtohen në ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, që drejtohet nga Belinda Balluku
Ndërkohë që numri i punonjësve rezervë të buxhetit do të pakësohet dhe do të shkojë në 15 veta.
NJË SHTESË NË NUMRIN E PUNONJËSVE ORGANIKË TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, PËR VITIN 2022
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Numri i punonjësve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2022, shtohet me 35 (tridhjetë e pesë) veta dhe numri i përgjithshëm i sistemit të ministrisë bëhet 1 188 (një mijë e njëqind e tetëdhjetë e tetë) veta.
2. Numri i punonjësve rezervë të buxhetit pakësohet me 35 (tridhjetë e pesë) veta dhe numri i përgjithshëm i punonjësve rezervë mbetet 15 (pesëmbëdhjetë) veta.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.