Vetëm pak orë pasi dorëzoi draftin me kërkesën për shtimin e 33 bashkive të reja, Enkelejd Alibeaj u takua me ambasadorët e vendeve partnere në Shqipëri.
Alibeaj dhe disa deputetë të PD u takuan në kryesinë e Kuvendit me ambasadoren e SHBA, BE dhe OSBE për të diskutuar në lidhje me Reformën Territoriale.
Më pas Alibeaj do të mbledhë grupin parlamentar të PD ku pritet të miratohet projektligji i reformës territoriale.