Në kuadër të Dites së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm, duke theksuar se gjuha shqipe tani ofrohet si lëndë studimi në disa universitete të njohura në SHBA.
Ky hap promovon kulturën dhe gjuhën shqipe jashtë kufijve të Shqipërisë. Nga kjo pranverë, Universiteti i Pensilvanisë ka bashkuar forcat me institucione prestigjioze si Universiteti i Harvardit, Universiteti i Shtetit të Arizonës, si dhe DePaul e Mercy, për të ofruar kurse të gjuhës shqipe për studentët e interesuar.