Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se një paqeruajtës i dytë francez, Anicet Girardin, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë një sulmi në Liban, të kryer nga luftëtarët e Hezbollahut.
Ky është një tjetër humbje për forcën franceze të paqeruajtësve në rajon, pas vrasjes së Florian Montorio, kolegut të tij.
“Kaporali Anicet Girardin i Regjimentit të 132-të Këmbësoror Kinoteknik të Suippes, i riatdhesuar dje nga Libani ku ishte plagosur rëndë nga luftëtarët e Hezbollahut, vdiq këtë mëngjes nga plagët e marra. Ai vdiq për Francën,” shkroi Macron në Twitter.









