Policia e Durrësit goditi një grup vrasësish me pagesë duke arrestuar 14 persona, 5 të tjerë i shpalli në kërkim.
Nga dëshmitë e dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj rezulton se Kasandër Noga kishte porositur pesë vrasje. Por jo vetëm ai.
Dy vrasje i kishte porositur polici i burgjeve Flamur Bejko. Sipas policisë, ai kishte marrë 3500 euro kapar për të bërë përgatitjet e terrenit për vrasjet. Por Bejko mësohet se e ka mohuar akuzën.
Ai ka deklaruar se paratë i ka dhënë pas kërkesës qe i kishte bërë një nga vëllezërit për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi.
Flamur Bejko, sipas dy vëllezërve donte të vriste dy ish-të dënuar, pasi nuk i kishin dhënë lekët e drogës që u kishte futur kur ishin në qeli dhe e kishin rrahur.