Policia ka arritur të zbulojë një bazë armësh në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Mësohet se armët dhe municionet ishin të future në disa thasë dhe të hedhura në një gropë pranë një pallati të mbuluar nga shkurre.
Operacioni i zhvilluar nga komisariati nr.4 është ende po vijon.
Nuk ka persona të arrestuar, pasi po punohet për të identifikuar poseduesit.
Armët e gjetura janë antitank, snajper, kallashnikov dhe një sasi fishekësh.