-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FSHF mbështet Aleksander Ceferin për President të UEFA-s

Kryesoret

FSHF gjatë mbledhjes së sotme mori një vendim të rëndësishëm në lidhje me futbollin europian, duke miratuar unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka, për mbështje të hapur ndaj Aleksader Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s, i cili po e mban ende këtë post që nga viti 2016.

Vendimi i FSHF

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s.

Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Čeferin në zhvillimin e futbollit europian gjatë viteve të fundit.

FSHF beson se vazhdimësia e drejtimit të UEFA-s nga Aleksander Čeferin do të garantojë stabilitet, progres dhe mbështetje të mëtejshme për të gjitha federatat anëtare.

Kongresi i 51-të i UEFA-s, ku do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 22 prill 2027 në Astana, Kazakistan”, shkruan FSHF.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit