-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: Vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit e ka Flamur Noka

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi akuzon Flamur Nokën se ka një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit me emrin e një farmacisti.

Përplasjet mes opozitarëve të PD-së nisën, pasi Flamur Noka akuzoi Gazment Bardhin se po vendos gjoba me denoncimet kundër biznesmënve.

“Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit?

Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë.

Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë.

Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar.

Për Flamur Nokën kam një premtim: sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them” tha Bardhi.

Denoncimi i Bardhit, që është në krah të grupit të Alibejat u bë që në pranverë, por nuk foli me emra, ndërsa sot deklaroi publikisht se vilën e ka Flamur Noka, i cili është rreshtuar në krahun e Berishës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit