Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se në takimin e zhvilluar ditën e sotme me ambasadorët u diskutua për reformat që kanë nisur në parlament.
‘Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera.’– tha Alibeaj.
Ditën e sotme trupa diplomatike në Tiranë zhvilloi një takim me deputetët e Partisë Demokratike, pjesë e grupimit të Alibeajt: Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi.
Në fokus të takimit ishte Reforma Territoriale, ndërsa nga pala tjetër ishin të pranishëm ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.