-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e pedagogëve, Berisha: Vazhdoni, jemi në krahun tuaj! Rama cinik

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se mbështet protestën e pedagogëve duke i garantuar se PD-ja do të qëndrojë në krah të tyre. Cinike i cilësoi premtimet e Edi Ramës dhe e akuzoi se po tenton që të përçajë pedagogët.

PD qëndron mbrapa… në cdo kërkesë të tyre që i drejtojnë kësaj qeverie arrogante dhe hajdute. Kërkesat e tyre janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin në Shqipëri. Rama kërkon të përçajnë trupën akademike nga kolektivi studentor.

Ai parashikon një rritje buxhetore, zero rritje buxhetore për rroga. 10% që deklaron ai që do të rriten nga buxhetet është nën inflacionin, që është 12%.

Më e rënda është se premton rritje rrogash për pedagogët nga tarifat e studentëve. Me këtë rast u bëj thirrje cdo pedagogu dhe punonjësi në universitete, cdo studenti dhe familjari të mos përkulen. Qytetarët të mbështesin këtë protestë” tha ai.

Pedagogët zhvilluan sot protestën e dytë. Qeveria u rriti sot pagat 7%, por pedagogët kërkojnë të paktën 30% në vitin e parë dhe në vitin e dytë të shkojë 50%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit