-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jo vetëm BE-ja, as Ballkani Perëndimor s’do të importojë naftë ruse

Kryesoret

BE është pajtuar në parim për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila përfshin edhe ndalimin e importit të disa prodhimeve të këtij shteti dhe vendosjen e një çmimi tavan për naftën e papërpunuar ruse që transportohet në vendet e treta.

Risi në paketën e re është se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë të papërpunuar ruse.

Në BE thanë se në muajin dhjetor do të ndalohet në tërësi importi i naftës së papërpunuar nga Rusia, që transportohet përmes detit.

Në kuadër të sanksioneve të reja është edhe ndalimi i dhënies së shërbimeve nga ekspertët e BE-së për Qeverinë ruse apo ndërmarrjet ruse.

Më herët gjatë javës së kaluar, në propozimin për të cilin diskutuan përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së ishte edhe pika ku thuhej se “duhet parashikuar që, për shkak të sigurisë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të mundësohet transiti i naftës së papërpunuar ruse përmes territorit të Kroacisë për në Ballkanin Perëndimor, me kusht që sasitë të jenë të ngjashme me ato që ishin para krizës energjetike”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit