-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Ne dhe aleatët tanë jemi të gatshëm të garantojmë sigurinë e Ngushticës së Hormuzit

Kryesoret

Franca po rrit praninë e saj ushtarake në Gjirin e Adenit, duke dërguar aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” e shoqëruar nga anije luftarake. Ky lëvizje vjen si pjesë e përpjekjeve të Parisit dhe aleatëve të tij për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, në një kohë tensioni ndërkombëtar për rajonin.

Ushtria franceze njoftoi se grupi sulmues i aeroplanmbajtëses mund të qëndrojë në det për katër deri në pesë muaj, ndërsa kaloi sot nëpër Kanalin e Suezit drejt Detit të Kuq.

“Ne dhe aleatët tanë jemi në gjendje të sigurojmë sigurinë e Ngushticës së Hormuzit. Kjo çështje duhet të mbahet e ndarë nga negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.”

Sipas zyrës presidenciale, ky vendim synon të sigurojë që lundrimi ndërkombëtar të mos ndërpritet dhe të ruhet stabiliteti në një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, ndërkohë që tensionet në rajon janë rritur pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit