-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta mes Brad Pitt dhe Jolie, aktorja: Dhunonte familjen duke i vënë duart në fyt

Kryesoret

Angelina Jolie ka zbuluar detaje të reja të fluturimit famëkeq me avion të shtatorit 2016 që çoi në ndarjen nga Brad Pitt. Aktori i Hollivudit dyshohet se e ka rrahur atë dhe fëmijët.

Në një dëshmi e dalë në betejën ligjore mes dy yjeve, të cilët po konkurrojnë për të drejtat e pronësisë  së një vreshti  në Francë, Jolie rrëfeu dhunë verbale dhe fizike nga Pitt , e cila ndodhi gjatë fluturimit në priva që kishte sjellë familjen nga Franca në Kaliforni.

Sipas dokumenteve ligjore, aktorja tha se ish-burri i vuri duart në fytin e njërit djali dhe do ta godiste një tjetër në fytyrë, dhe më pas ndërhyri Jolie, e cila tërhoqi djalin.

Jolie ka thënë një moment Pitt i sulmonte duke i hedhur birrë asaj dhe verë fëmijëve. Pas këtij udhëtimi, aktorja bëri kërkesë për divorc. 

Episodi u vu nën hetim nga FBI , e cila ka juridiksion mbi fluturimet.

Angelina Jolie ka qenë një një betejë të ashpër ligjore me Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Kohët e fundit, aktorja ka bërë disa dalje të shpeshta publike me fëmijët e saj, gjatë promovimit të filmit më të ri “The Eternals”.

Vajzat dhe djemtë e saj janë shfaqur pranë saj në tapetin e kuq.

Mirëpo, këtë nuk e ka pritur mirë Pitt, me të cilin mbetet në mes të një mosmarrëveshjeje të ashpër ligjore për kujdestarinë.

Aktori mendon se ish gruaja e tij po i përdor fëmijët për të marrë sa më shumë vëmendje.

“Angelina po përdor fëmijët”, tha një burim i afërt me Pitt për The Post.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit