Një 60-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur në det, në zonën e sketorit Rinia në Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 11:45, në Sektorin Rinia në plazhin e Durrësit, është mbytur në det shtetasi me iniciale G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia,” ka njoftuar policia