16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pedagogët protestë, Rama njofton rritjen me “thërrime”: 7%! Po kërkoni “qiqra në hell”

Kryesoret

Në të njëjtën kohë që pedagogët po zhvillonin protestën për kërkesat e tyre, kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor njoftoi rritjen e pagave. Kreu i qeverisë tha se do të jetë vetëm 7%.

Rritja është shumë e vogël në krahasim me kërkesën e pedagogëve, 50%. Ai tha se pedagogët nuk janë pensionistë duke u sugjeruar rrugë të tjera për të rritur të ardhurat. Edi Rama “lau duart” me pedagogët kur u tha se jeni autonomë.

Atyre që dalin në rrugë dhe le të dalin se janë të drejtën e tyre, që kërkojnë rritje pagash “opshe”, u them se nuk jeni mësues. As mësues gjimnazi, as mësues 9-vjeçareje. Nuk jeni as mjekë dhe as infermierë në shëndetësinë publike. Të gjithë këta. As punonjës policie. As ushtarakë. As nëpunës civilë. As pensionistë.

Të gjithë këta marrin një pagë apo pension fiks. Ndërkohë që pedagogët janë në një hapësirë të ndërmjetme mes mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ia bën vetes rrogës edhe pesëfish me fondet e tjera.

Të vetëfinancimit, europiane, por edhe të universiteteve të tjera private, ku shkohet bëhet edhe mësim. Këtu ka edhe një histori tjetër, të pagave të deklaruara pjesërisht.

Kemi paga që nuk përkojnë me të vërtetën. Këtë nuk e kam për të ngritur problemin, por sa shumë potencial ka universiteti. Ne do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën ose të enjten prej 7%, por do i njohim universitetit të drejtën për të rritur më tej pagat.

Nuk mundet të ketë pagë “opshe” të gjithë njëlloj. Universiteti është autonom. Është absurde sot që në raport me kohën që jetojmë të kërkohen “qiqra në hell”.” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit