Shefi i komisariatit numër 6 në Tiranë ka dëshmuar ditën e sotme në SPAK.
Në dëshminë e Nuredin Dumanit, Alket Shatro, ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit së bashku me oficerin Leonard Palushi dyshohet se kanë dijeni për vrasjen e Emiljano Ramazani.
Shatro u mbaj për 40 minuta në SPAK, ndërsa Leonard Palushi u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Dumani deklaroi se Erjon Alibej kishte porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe më pas armën e krimit, 7 ditë më vonë e vendosën në një servis në Peqin në pronësi të Albert dhe Seit Manhasas. Vendndodhjen e kësaj arme e ka marrë Leonard Palushi, por në vendngjarje ka shkuar Alket Shatron.
Për këtë dyshohet se është marr në pyetje Shatro.