Paraditen e sotme pedagogët zhvilluan protestën e dytë. Me numrin e pedagogëve nga gjithë vendi në shesh, ata i treguan kryeministrit numrat dhe e sfiduan se ka afat vetëm 17 ditë për rritjen e pagave në të kundërt viti akademik nuk fillon.
“Gojët e liga thonë se ministrja e Arsimit sot në orën 10:00 shkoi në takim me pedagogët te “Bujqësori”. Ajo shkoi për të thënë se kërkesat janë minimaliste dhe do i realizojmë.
Si politikane e zgjuar kur ishim në takim pak ditë më parë tha, “po, po, do i realizojmë” dhe një gjë me rëndësi, tha në fund, “nuk ka lekë”.
Ne i thamë faleminderit, por herën tjetër do të takohemi me kamera dhe kryeministrin. Rektori në 11 ka ftuar dekanët për të na bërë karshillëk.
E kemi këtu afër (rektorin) dhe i themi hajde këtu. Kur po vija, ngrita kokën për të parë ndonjë nga satelitët.
Ne do të presim edhe 13 ditë dhe në datë 17 nuk do të hyjmë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor” tha njëri nga pedagogët. “Nuk duam lëmoshë dhe karamele” tha një tjetër pedagog.