-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qytetarit i priten dritat, Meta: Vetë shteti 687 milionë euro borxhe OSHEE-së

Kryesoret

Borxhet e prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arritën në fund të 8-mujorit të këtij viti 687 milionë euro.

Në raport me fundin e vitit 2021 ky total u rrit me 1.8 për qind dhe kontributi për këtë efekt negativ i atribuohet institucioneve të administratës dhe biznesit.

Familjet vrapojnë për të paguar cdo muaj, pasi qeveria u pret energjinë, por ndryshe ndodh me biznesin dhe vetë institucionet e shtetit. Për këtë situatë borxhi ka reaguar edhe ish-presidenti Ilir Meta.

“Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin. Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive.

Kjo është Qeveria Rama e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit