-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sindikata paralajmëron Murtain: Hidh pagat ose do të të padisim

Kryesoret

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka folur për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë për 5 javë.

Ajo në “Frontal” të T7 tha se SBASHK-u do ta mbledhë Këshillin Drejtues “dhe aty do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm”.

“Deri në orën 16:00 kanë pasur afat që të bëhet procesimi i pagave dhe nuk është bërë deri më tani, atëherë SBASHK-u do ta mbledhë Këshillin Drejtues dhe aty do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm”, tha ajo.

Derisa u pyet se a do t’i rikthehen grevës, Shala tha se varet nga “zëri i anëtarësisë”.

Ajo tha se është dashur të bëhet ekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, sepse në grevë kanë qenë edhe shërbyesit civilë, të cilëve i janë ekzekutuar pagat.

“Është dashur të bëhet ekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, ngase në grevë nuk kanë qenë vetëm mësimdhënësit, por kanë qenë edhe shërbyesit civilë, për të cilët janë ekzekutuar pagat”, tha Shala.

Ajo e rikonfirmoi që do të ngrisin padi ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Natyrisht që ne do t’i marrim të gjithë hapat ligjorë dhe edhe për ministrin Murati do të ngrisim padi për mosekzekutimin e pagave”, tha ajo.

Shala ka folur edhe rreth mundësisë së zëvendësimit të orëve të humbura për shkak të grevës.

“Sipas kontratës kolektive të nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MASHTI-t, zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës nuk bëhet, me përjashtim nëse arrihet një marrëveshje në mes të SBASHK-ut dhe MASHTI-t. Përndryshe zëvendësimi i orëve nuk bëhet”, tha ajo./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit