-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abdixhiku: Punësim të garantuar për sapodiplomuarit dhe 500 euro mbështetje!

Kryesoret

Kreu i LDK-së dhe kandidati potencial për Kryeministër për zgjedhjet e reja të 7 qershorit në Kosovë, Lumir Abdixhiku, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar për tubimin që ka mbajtur me qytetarët në qytetin e Shtimjes këtë të premte, duke thënë se secili i ri që do të diplomohet do ti jepet mundësia për tu punësuar në mënyrë të garantuar si dhe do të mbëshetet me një shumë prej 500 euro.

Postimi i Abdixhikut

Vazhduam në qytetin e Shtimes!

Aty mbajtëm tubimin e radhës, mes qytetarëve që kërkojnë më shumë zhvillim, më shumë dinjitet e më shumë kujdes për jetën e tyre të përditshme. Prezantuam vizionin tonë për familjen, ekonominë, investimet dhe një shtet që u qëndron pranë njerëzve jo vetëm në kohë zgjedhjesh, por çdo ditë.

Energjia, mbështetja dhe besimi që ndjemë në Shtime janë dëshmi se ndryshimi po merr rrugë. Bashkë, hap pas hapi.

Në Shtime garojmë me kandidaten Frosina Berisha Ahmeti me numër 51.
Dhe për secilin të ri që diplomohet, shteti nuk do të jetë më spektator. Secili i posadiplomuardo të ketë punësim të garantuar për së paku gjashtë muaj, me 500 euro mbështetje, sepse nuk mund të kërkosh besim nga rinia nëse nuk i jep asnjë arsye për të besuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit