-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan të shkojnë në Irlandë me pasaportat e të afërmeve të tyre, kapet në Francë çifti shqiptar

Kryesoret

Një çift shqiptar është kapur nga policia franceze me pasaporta të falsifikuara në tentativë për të kaluar kufirin për në Irlandë. Sipas mediave franceze, çifti u kap në 2 tetor në portin Cherbourg në Manche.

Sipas raportimeve, gjithnjë e më shumë emigrantët përpiqen të kalojnë në Irlandë duke përdorur pasaporta me foto të personave që i ngjajnë fizikisht. Për këtë, sipas mediave franceze, pikërisht në Portin Cherbourg agjentët janë të trajnuar për të dalluar mashtruesit.

Po si u bë kapja e çiftit shqiptar?

Mesditën e 2 tetorit, policia kufitare përgjoi drejtuesin e një makine të regjistruar në Britaninë e Madhe, i cili tentoi të kontrabadonte një grua dhe një burrë me kombësi shqiptare, të cilët posedonin dokumente të të afërmeve.

Shoferi i makinës ishte me kombësi rumune, i cili u arrestua për ndihmë të kalimit të paligjshëm, ndërsa dy shqiptarët akuzohen për përdorim të dokumenteve të personave të tjerë.

Të martën e 4 tetorit, dy shqiptarët dolën para gjykatës, të cilët paraprakisht pranuan fajin. Atyre iu ndalua hyrja në territorin francez për tre vjet dhe u dënuan me 6 muaj burg me kusht .Më pas ata u transferuan në një qendër ndalimi administrativ me synim deportimin në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit