Një ditë pas vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që i dha të drejtë prokurorit Besnik Cani për shkarkim të padrejtë ka reaguar qeveria.
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku tha sot se vendimi nuk rrëzon të gjithë procesin e vettingut.
“Nuk më rezulton që gjykata detyron shtetin shqiptar. Nuk është Shqipëria që kryen vettingun, drejtësia është e pavarur.
Vendimi i gjykatës nuk e cenon të gjithë procesin e vettingut, është individual ku shprehet qartë, që nuk ka një fuqi përgjithësuese. I përket asaj cështje, nuk e përgjithshëm. Duke mos e cenuar” tha ajo.