-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Angelina Jolie, e akuzoi për dhunë ndaj fëmijëve, reagon Brad Pitt

Kryesoret

Një deklaratë e Angelina Jolie kundër Brad Pitt në gjykatë e bërë publike së fundmi ka nxjerrë në pah një sherr të ish-çiftit i cili daton në vitin 2016.

Aktorja e akuzon Brad Pitt për dhunë ndaj saj dhe jo vetëm edhe fëmijëve të tyre. 6 vite më parë teksa dyshja po fluturonin nga Franca për në shtëpinë e tyre në Los Angeles, kanë debatuar rëndë, ngjarje që ka përfunduar në ofendime, sharje dhe dhunë fizike.

Pasi ky lajm mori dhenë, ka reaguar edhe Pitt.

Një burim pranë aktorit të njohur është shprehur se Angelina Jolie është në një fushatë shpifjeje kundër Brad. I njëjti burim shtoi se sipas Pitt fëmijëve të tyre i është bërë një shpërlarje truri nga Angelina, e cila i ka bërë të besojnë që babai i tyre është abuzues.

Më tej, Brad Pitt ka treguar se për shkak të kësaj, ai prej disa kohësh tashmë nuk ka të njëjtën marrëdhënie me fëmijët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit