Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar për daljen nga burgu i ish-deputetit Alqi Bllako.
Afera e inceneratorëve i rëndonte mbi shpatulla, por ish-deputeti Alqi Bllako doli nga burgu në krye të 6 muajve. Sipas Këlliçit Bllako u lirua nga Rama, pasi ky i fundit u sigurua që ai nuk do të flas.
“Deputeti i PS-së u përfshi në aferë me këmbët e veta dhe të të atit po me kokën e trurin e Edi Ramës, sot u dërgua qetësisht në shtëpi. Pasi Rama u sigurua që ai nuk do të fliste.
Kupola ka marr vendimin që në skenë është vetëm një kokë turku ajo e Klodian Zotos,” është shprehur Këlliçi.
“Alqi Ballko është vetëm ‘ushtari Rajan’, i mbetur në kryqëzimin e zjarrit të një drejtësie që bën sikur heton e dënon, dhe të korruptuarve dhe korruptuesve të mëdhenj në majën e kupolës qeveritare, i rezervon qetësinë që rrjedh prej kontrollit total të drejtësisë.
Alqi Bllako është sinjali që kjo kupolë u dërgon bashkëpunëtorëve në krim, të cilët, edhe pse kanë marrë miliona, mund të konsiderohen “hajdutë të vegjël” e të padëmshëm,” ka shtuar Këlliçi.