-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duma: Rama 6 milionë USD për dy satelitë, pedagogët po bëjnë gati valixhet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, por as Sali Berisha nuk ishin sot në Kuvend. Megjithatë debati nuk mungoi mes shumicës dhe opozitës.

Deputetja e PD, Grida Duma ngriti shqetësimin e pedagogëve të cilët kanë nisur protesta dhe kërkojnë rritje pagash dhe rritje të fondit për kërkimin shkencor.

Qeveria ua rriti vetëm 7%, nga 50% që kërkojnë pedagogët.

“Po diskutoni për pagat e pedagogëve. Kërkohet vetëm sa niveli i Kosovës. Por përsëri nuk është pagë për nivel pedagogu, por nëpunës që do që të mbijetojë.

Pedagog është të ketë fond dhe të botojë në revista me faktor impakti. Të bësh këtë të paguan universiteti. Shqipëria ka zero pagesa. Duhet të paguash 400 euro për të botuar.

Për të marr pjesë në 5 konferenca, shkon më shumë se dy muaj pagë. Ka pedagogë që kanë ardhur nga Franca dhe u është dashur 6 vite këtu që të kërkoj njohjen e PHD e Paris 8.

Ndërkohë që qeveria jep 6 milionë për të marrë dy ufo satelitë për të kapur ndërtime pa leje. Pedagogu sot po kërkon pagën që të mos emigrojë, që të jetojë si pedagog” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit