Ditën e djeshme policia ka arritur të zbulojë një bazë armësh në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Sipas informacioneve në thasët e mbushur me armë u gjetën u gjetën 73 fishekë luftarak të kalibër të madh.
Gjithashtu brenda në thasë u gjetën edhe rreth 150 krehëra që mbajnë fishekë të kalibreve të ndryshëm, 92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit. Pjesë armësh automatike, 1 tytë mitralozi, 2 pajisje optike për armët. U gjetën 4 targa, nga të cilat 2 ishin angleze 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare.
Policia ka njoftuar se deri më tani nuk dihet se kujt i përkasin armët, dhe se grupi hetimor po punon për zbardhjen plotë të këtij rasti.
Gjithashtu njoftohet se armët dhe municionet luftarake janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë kriminale për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.