Indrit dhe Gentian Beqiraj janë arrestuar ditën e hënë nga policia pasi ata akuzohen se kanë marrë porosi për vrasjen e disa personave në Tiranë dhe Durrës.
Gjykata ka vendosur ditën e sotme mbi fatin e tyre dhe i ka lënë në burg pa afat.
Dy vëllezërit, Indrit dhe Gentain Beqiraj, dëshmia e të cilëve hodhi dritë mbi disa ngjarje kriminale në Durrës, duke çuar në pranga 15 persona, disa prej tyre të dyshuar si vrasës me pagesë.
Ata u paraqitën në gjykatë në masa të rrepta sigurie dhe prezenca e tyre në gjyq shkaktoi kaos.
Në dëshmitë e tyre dy vëllezërit kanë treguar gjithçka në lidhje me vrasjet, atentatet dhe porositë që kishin marrë për të kryer ekzekutime mafioze. Gjykata caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ e për punonjësin e policisë së burgjeve Flamur Bejko. Për 10 të tjerë është caktuar masa e sigurisë burg me afat për 45 ditë. Ndërsa i lirë është lënë Fatjon Hajadari.