Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar së fundmi në shtetin fqinj, Itali, ku një tjetër futbollist ka qenë ‘protagonist’.
Në Milano, policia ka sekuestruar në fakt 30 kg hashash të ndarë në pako të ndryshme, ku secili kishte fotografinë e ish-mbrojtësit të krahut të Interit të Milanos, aktualisht futbollist i francezëve të Paris Saint Germain, Achraf Hakimi.
Një makinë e parkuar dhe një shkëmbim i mëpasshëm i pakove, ngjalli dyshimin në polici. Duke zbuluar objektin e tregtisë, agjentët ndaluan shitësin dhe i gjetën mbi 11.500 euro cash.
Më pas, agjentët gjetën mbi 30 kilogramë hashash me figurën e Hakimit. Është arrestuar një 31-vjeçar maroken, pra bashkatdhetar i futbollistit.